Çfarë po ndodh me Gianluigi Donnarumma? Pse po vonon kaq shumë rinovimi i kontratës? Kjo është një pyetje që shtohet jo vetëm në Paris, por edhe në disa qytete të tjera të Evropës, pasi shumë klube të mëdha po ndjekin me interes zhvillimet që vijnë nga Parisi. Fituesi i freskët i Champions League, Donnarumma nuk e ka fshehur kurrë faktin që në Paris ndihet mirë, por negociatat për rinovimin e kontratës vijojnë prej muajsh, por pa gjetur një zgjidhje konkrete:

“Thuhen shumë gjëra, por e vërteta është se unë këtu ndihem mirë. Ndihem i vlerësuar nga të gjithë, jam me të vërtetë mirë, prioriteti im është të rinovojë kontratën me PSG”, u shpreh pak kohë më parë Donnarumma.

Sipas mediave franceze, ngërçi në këtë pikë, në mos gjetjen e një akordi, ka të bëjë me kërkesat ekonomike të portierit italian të cilat bien ndesh me vizionin e ri të klubit francez. PSG ka ndryshuar totalisht filozofi, duke hequr dorë nga pagat stratosferike, çdo kush do të paguhet në bazë të paraqitjeve, rezultateve etj.

Donnarumma u transferua flas në Paris në verën e vitit 2021 ku firmosi një kontratë nga e cila përfiton 10 milionë euro neto në sezon. PSG nuk është kundër rinovimit, përkundrazi, por në të njëjtën kohë i kanë ofruar një pagë shumë herë më të ulet se sa përfiton aktualisht. Kujtojmë që Donnarumma ka një kontratë të vlefshme deri në 2026.

Me interes shumë të madh po ndjekin këtë çështje ekipi si Man.City, Bayern Munich dhe Real Madrid, të gatshëm të futet në negociata për të siguruar shërbimet e portierit italian.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb