Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi të hënën se një votëbesim ndaj qeverisë së tij të cilën ai e kërkoi pasi kandidati nacionalist fitoi zgjedhjet presidenciale do të mbahet më 11 qershor. ”

“Vota e besimit ndaj qeverisë do të zhvillohet të mërkurën, më 11 qershor”, tha Tusk para fillimit të një mbledhjeje të kabinetit.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara të hënën, Karol Nawrotski, i cili ka mbështetjen e partisë nacionaliste të opozitës Ligj dhe Drejtësi (PiS), fitoi 50.89% të votave, krahasuar me 49.11% për pro-evropianin Rafal Traskowski, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Suksesi i kandidatit nacionalist bie ndesh me angazhimin pro-evropian të Polonisë nën drejtimin e Tusk dhe mbështetjen e saj për Ukrainën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb