Arbin Zejnullai ka ndarë rrugët me Egnatian. Ka qenë vetë lojtari që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit Egnatia. Faleminderit Rrogozhinë. Çdo moment që kam kaluar këtu ka qenë i veçantë. Falënderim dhe respekt i pafund për klubin, drejtuesit, stafin teknik, bashkëlojtarët, punonjësit, të gjithë qytetarët e Rrogozhinës dhe sidomos tifozët që më kanë mbështetur pa kushte.
Trajtimi që nga dita e parë, deri sot kur po ndajmë rrugët, më bën ta ndjej Egnatian si shtëpinë time. Do të mbeteni gjithmonë pjesë e imja. Fundi i këtij kapitulli nuk është fundi i lidhjes time me ju”, shkruan Zejnullai.
View this post on Instagram
