Dinamo është përforcuar në merkato. Dinamovitët kanë zyrtarizuar afrimin e Ysni Ismailit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi:
Ysni Ismaili, zyrtarisht blu! Ysni Ismaili është zyrtarisht pjesë e Dinamo City. Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.
Ai aktivizohet në linjën e djathtë dhe vjen te 18 herë kampionët e Shqipërisë nga Vora. Më parë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Ismaili është përforcimi i parë i “Nëndetëses” në këtë merkato vere.
