Vora ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës. Klubi i cili siguroi ngjitjen në Superiore ka prezantuar gardianin që do të mbrojë portën.

Bëhet fjalë për portierin e Tiranës, Romeo Harizaj. Klubi vorak shkruan se palët kanë arritur marrëveshje duke mos zbuluar detaje më shumë. Gjithashtu njoftohet se prezantimi i Harizaj do të bëhet më 1 korrik në ambientet e klubit.

Postimi i plotë

✍️ Romeo Harizja përforcimi i parë.

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me portierin Romeo Harizaj i cili bashkohet me klubin tonë.

Romeo sezonin e fundit ishte pjesë e superligës me skuadrën e Tiranës, në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Apolonia dhe Dinamo.

Prezantimi i futbollistit do bëhet me 1 korrik në zyrat e klubit tonë.

 

PANORAMASPORT.AL

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb