Interi dhe Simone Inzaghi ndërprejnë bashkëpunimin. Pas takimit me drejtuesit këtë të martë, trajneri “shtrëngoi” duart përfundimisht me klubin zikaltër.

Pikërisht katër vjet pas ditës kur mbërritja e tij te Inter u bë zyrtare, Inzaghi i ka komunikuar klubit dëshirën e tij për t’i dhënë periudhës në pankinën zikaltër.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Inzaghi ka pranuar ofertën nga Arabia Saudite, përkatësisht nga Al Hilal.

Sezoni i fundit në Milano ishte zhgënjyes, pa asnjë trofe, edhe pse Interi iu afrua suksesit në kampionat, ndërsa shkoi edhe deri në finale të Champions, aty ku u shpërfytyrua 5-0 nga PSG.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb