Pas përfundimit të huazimit te Everton, Armando Broja është rikthyer te Chelsea, por jo për shumë gjatë. Të lodhur nga “shtegtimet” e shumta, Blutë e Londrës kërkojnë që të shesin futbollistin në mënyrë përfundimtare.

“The Sun” së fundmi ka zbuluar se 4 ekipe janë interesuar për Brojën.

Në Itali ka dalë në skenë emri i Milanit, ndërsa në Gjermani mund të përmendet Leipzig.

Për t’u theksuar se në Holandë ka admirues të 23-vjeçarit. Ajax dhe PSV janë gati të duelojnë në distancë për të fituar shërbimet e tij. Chelsea do pranonte çdo ofertë që shkon mbi 20 milionë paund.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb