Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti i trefishtë pasditen e sotme në Elbasan, ku mbetën të plagosur 5 persona.  Sipas policisë, aksidenti rrugor ndodhi reth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”. Në aksident u përfshinë  3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..

“Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital”, thotë policia. Ndërkohë që një nga të plagosurit, 30-vjeç me plagë në kokë është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb