Vllaznia ka nisur punën për pjesëmarrjen në Europë, mes lamtumirave të disa lojtarëve që kanë qenë pika kyçe të ekipit në sezonin e kaluar, por edhe afrimeve të reja. Në fakt, këta afrime për momentin vijnë nga akademia e kuqebluve.
Shkodranët kanë vendosur që disa futbollistë të rinj të bëhen pjesë e ekipit të parë, duke vlerësuar më shumë talentin vendas, për t’i dhënë mundësinë këtyre lojtarëve që kanë spikatur me akademinë, të cilët kanë nënshkruar edhe kontrata të reja me kuqeblutë.
Aris Ara, Xhoel Hajdari dhe Gerald Kubazi do të jenë pjesë e ekipit të parë në vijimin e sezonit, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Martinit, i cili i sheh që tani si alternativa të titullarëve, në pritje që në klub të afrohen edhe përforcimet që i janë premtuar.
