Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi jep dorëheqjen.
Ermal Onuzi u emërua në krye të Gardës së Republikës me 10 shtator 2024, duke qëndruar për rreth 9 muaj në këtë detyrë.
Siç raporton gazetari i News24, Igli Çelmeta, Ermal Onuzi i ka paraqitur dorëheqjen Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Kush është Ermal Onuzi?
Onuzi ka kryer studimet e larta ushtarake në Itali, në “Akademinë Ushtarake, Modena” dhe në “Shkollën e Specializimit të Oficerëve, Torino” si dhe është diplomuar në Universitetin e Torinos për “Shkenca Strategjike”, Master Shkencor.
Pas përfundimit të studimeve, nga viti 2003 deri në vitin 2005 ai ka qenë pjesë e Batalionit të dytë të këmbësorisë, Brigada e Reagimit të Shpejtë, me detyrën e Komandantit të Togës.
Në vitin 2005, është emëruar në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas, në vitin 2009, është transferuar në Shërbimin Informativ të Shtetit, ku ka shërbyer në detyra të ndryshme.
(BalkanWeb)
