Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Fisnik Asllani pritet që të luaj në Bundesligën gjermane, sezonin e ardhshëm. Së fundmi bëhet me dije se 22-vjeçari, është në bisedime me Verder Bremen.

Trajneri i ri i skuadrës, Horst Stefen e ka bërë prioritet blerjen e Asllanit i ndau rrugët me Elversberg vetëm dy ditë pasi dështoi të siguroi ngjitej në Bundesligë. Te skuadra e Elversberg, sulmuesi shqiptar i Kosovës, luajti si i huazuar nga Hofenhaim, ku arriti të shënonte 19 gola në 35 ndeshje.

22-vjeçari është në fokusin e shumë skuadrave gjermane, por Verder Bremen tani është favorite për të siguruar shërbimet e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb