Gjendet arma e krimit, me të cilën 21-vjeçari Aldo Neziri plagosi 15-vjeçarin në një piceri (Fantazia) në zonën e Ali Demit në Tiranë. Kjo armë ishte e veçantë, më saktë pistoletë-stilolaps.

Vetë policia bëri të ditur gjetjen e kësaj arme. Më herët, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në inteligjencën policore, kapën dhe ndaluan shtetasin Aldo Neziri, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Fishek
Fishek

Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 01.06.2025, në një piceri te “Ali Demi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë atipike një 15-vjeçar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb