Një 44-vjeçar nga fshati Nokov i është drejtuar Policisë, pas largimit të bashkëshortes së tij nga banesa. Sipas kallëzimit të bërë nga shtetasi M. L., gruaja e tij, S. L., 39 vjeçe, është larguar pa lënë gjurmë dhe ai nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Policia bën me dije se kanë nisur menjëherë procedurat për gjetjen e shtetases së larguar dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Dje, ka kallëzuar shtetasi M. L., 44 vjeç, banues në fshatin Nokov, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja S. L., 39 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
