Kombëtarja shqiptare do të presë mbrëmjen e së shtunës, në stadiumin “Arena Kombëtare” përfaqësuesen e Serbisë, me ndeshjen që do të fillojë në 20:45.

Këta të fundit do të udhëtojnë ditën e premte për në Tiranë, teksa do të zhvillojë pasdite seancën e fundit zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Sa i përket akomodimit, federatës serbe i është sugjeruar që skuadra të qëndrojë te hoteli “Marriot” që ndodhet në kullën e stadiumit, por për arsyet e tyre, diçka e tillë nuk është pranuar.

Kështu ekipi dhe delegacioni i Serbisë do të akomodohen në hotel “Hilton”. Nesër, kur do të zhvillohet edhe konferenca apo stërvitja përpara ndeshjes, apo edhe ditën e ndeshjes, autobusi i ekipit të Serbisë do të shoqërohet me eskortë policie. Ndërkohë, në zonën rreth stadiumit do të vendoset një perimetër sigurie, për të parandaluar ndonjë surprizë që mund të shkaktojë incidente.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb