Shqipëria pret në Tiranë kombëtaren e Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Trajneri i njohur, Mirel Josa, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën në Sport News në News 24 u shpreh se në “Arenën Kombëtare” pret një atmosferë të qetë dhe pa probleme, duke marrë parasysh të kaluarën ku ka patur kaos.
“Pres një atmosferë më të qetë, edhe organizimi i ndeshjes është bërë me këtë qëllim. Do marrin pjesë grupe familjare, pres atmosferë të qetë për vetë faktin e të kaluarës”- tha Josa.
(J.S/BalkanWeb)
