Ministria e Brendshme në Turqi ka pezulluar nga detyra pesë kryetarë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP) në opozitë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.
Pezullimet vijnë pas disa urdhërarrestesh të lëshuara si pjesë e një hetimi për korrupsion. Kryetarët e pezulluar nga detyra janë nga tre rrethe të Stambollit dhe dy zona në provincën jugore të Adanas.
Ndërkohë, prokurorët kanë nisur një hetim penal kundër udhëheqësit të CHP-së, Ozgur Ozel lidhur me kritikat e tij ndaj kryeprokurorit publik të Stambollit dje gjatë një tubimi.
Ky vendim vjen pas një vale arrestimesh që kanë synuar figurat e opozitës dhe zyrtarët bashkiakë që nga shkarkimi dhe burgosja e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në mars.
Imamoglu u burgos për akuza për korrupsion dhe përballet edhe me akuza të lidhura me terrorizmin. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat./ATA
(BalkanWeb)
