Shqipëri-Serbi është ndeshja kualifikuese e Botërorit, e cila po pritet me padurim nga tifozët.

Ish lojtari i kombëtares, Luan Pinari, i ftuar në Log. në News 24, vlerësoi në maksimum skuadrën e kuqezinjve, ndërsa pranoi se kjo sfidë është speciale.

“Kjo ndeshje përjetohet shumë, pasi luhet me një kundërshtar të tillë. Shpresoj që të dalim me rezultat pozitiv.

Të gjitha këto përgatitje, shpresoj që të na shkojnë për mirë. Presim rezultat pozitiv ndaj këtij kundërshtari sportiv.

Kjo do ishte dëshira më e madhe e jona, sepse kjo është ajo që kemi nevojë.

Nuk duam më një ndeshje si ajo e 10 viteve më parë. Ajo ishte ndeshje biblioteke siç e quajmë ne në ambientet sportive. Nuk kishte entuziazëm, nuk kishte fare tifozllëk pothuajse për skuadrën tonë. Ishin tifozët të përzgjedhur në atë ndeshje se ishte risku shumë i lartë, nuk u shijua dhe në fund humbëm.

A ishte kjo një nga arsye që humbëm? Një nga arsyet po. Sepse publiku është diçka tjetër, edhe për kundërshtarin, edhe për ekipin ndikon shumë. Ditën e shtunë do ndikojë shumë publiku, gjithmonë në favorin tonë, se do të ketë një entuziazëm. Edhe një lojtar që ndoshta nuk ka formën e tij më të mirë, është publiku që do e shtyjë në limite që të japë më të mirën në këtë ndeshje, sepse cilësohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së çdo lojtari kjo. Rrallëherë do të ndodhë që të ndeshet me Serbinë, siç ndodhi para 10 vitesh, tashmë kemi një ndeshje tjetër. Nëse arrijmë të fitojmë këtë ndeshje, të gjithë këto që do të luajnë do të hyjnë në historinë e kombëtares shqiptare”

”- tha ai

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb