“Nuk besoj të ketë probleme me tifozërinë, janë marrë masat e duhura”, Presidenti Duka: Thirrja e Vuçiç politike, le të merremi me futboll

05 Qershor, 2025 21:39

Ffff

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Sylvinho, synon rezultat pozitiv, në një ndeshje mjaft delikate.

Në intervistën për Log., Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh besimplotë se në këtë ndeshje nuk do ketë probleme me tifozërinë. Sa i takon atyre që kanë marrë bileta në tregun e zi, ata nuk do të mund të futen në stadium, pasi nuk përkon emri.

Diçka u tha edhe për presidentin serb Vucic, i cili i kërkoi trajnerit të tyre fitoren.

Ju intereson më shumë rezultati apo mbarëvajtja e ndeshjes? – Këtu jemi në një ndeshje futbolli dhe objektivi kryesor është që ta fitosh atë. Dhe pa dyshim, që ta fitosh në të gjitha kushtet optimale të organizimit. Jam shumë i bindur që me punën që është bërë dhe me thirrjet që i janë bërë mbështetësve, tifozëve dhe gjithkujt në Shqipëri, por edhe me eksperiencën që kemi, nuk do të kemi asnjë lloj problemi. Në një ndeshje me sensibilitet të tillë, ka edhe vëmendje të shtuar për organizimin, sigurinë, për biletat etj, por në fund të fundit i mbulon/zbulon gjërat rezultati. Uroj të kemi një rezultat pozitiv dhe ky është prokupimi ynë më i madh.

Biletat për këtë ndeshje – Biletat janë të nominuara me emër dhe nuk do të lejohet askush të futet në stadium nëse nuk kanë të njëjtin emër në biletë. Nuk e di nëse ka vërtetë bileta në treg të zi apo janë thashetheme, por do të jetë me risk sepse riskojnë mos të futen në stadium.

Mund ta shohim stadiumin bosh sepse ata që e kanë blerë në treg të zi nuk do të lejohen të futen në stadium? – Uroj që mos të ndodhë, por ata që kanë blerë biletën të futen në stadium dhe të mbështesin Kombëtaren.

Thirrja e Vuçiç për trajnerin dhe pse futbolli kalon ndonjëherë në nivele nacionalizmi? – Është edhe për t’u gëzuar që futbolli është kaq i rëndësishëm saqë duan ta përdorin edhe për politikë. Edhe thirrja e Vuçiçit për trajnerin nuk besoj se është një gjë sportive, por është për të shfytëzuar lidhjet e veta politike në Serbi dhe nuk ka të bëjë me ne. Futbolli duhet të mbetet lojë dhe ne dhe futbollistët duhet ta shikojmë ashtu. Edhe politikanët duhet ta shohin si lojë dhe jo ta shfrytëzojnë për politikë.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©