Tom Felton do të rimarrë rolin e tij si antagonisti Draco Malfoy në shfaqjen e “Harry Potter” në Broadway.
Kjo është hera e parë që një yll i filmave të sagës më të famshme në botë i bashkohet një produksioni jashtë sheshxhirimit, “Harry Potter and The Curseed Child”.
Shfaqja është një epilog i historisë së magjistarit të famshëm pas përfundimit të serisë së librave. Ajo u vendos në vitin 2016 në Londër dhe pas dy vitesh, u zhvendos në New York.
“Është surreale të rikthehesh në këpucët e tij dhe flokët e tij ikonikë biondë platin dhe jam i entuziazmuar që ta shoh këtë histori dhe ta ndaj me komunitetin më të mrekullueshëm të admiruesve në botë”, u shpreh Felton.
Prej 11 nëntorit, Felton do të jetë për 19 javë në Lyric Theatre në Neë York. Subjekti i shfaqjes ndodh 19 vite pas përfundimit të historisë së Harry, Ron dhe Hermione, si edhe Draco të cilët dërgojnë fëmijët e tyre në Hogëarts.
“Të qenët pjesë e filmave të ‘Harry Potter’ ka qenë një nga privilegjet më të mëdha të jetës sime”, u shpreh Felton në një deklaratë. “T’i bashkohem këtij produksioni është një moment domethënës sepse kur të nis me performancat e ‘Cursed Child’ këtë vjeshtë, do të jem në të njëjtën moshë që ka Draco.” Aktualisht, Felton është 37 vjeç.
Në një video në rrjetet sociale, ai nxiti kureshtjen e fansave pasi u shfaq i veshur me mantelin e zi, flokët biondë platin dhe duke marrë shkopin magjik para se të pyeste: “Ke frikë, Potter?”, një frazë nga momentet më ikonike të filmit. “Draco është rikthyer”, shkruhet në përshkrimin e videos.
