Në mesin e ‘përleshjes’ virtuale mes njeriut më të pasur të botës, Elon Musk dhe njeriut më të fuqishëm të botës, Donald Trump, ka hyrë edhe Kanye West.
Reperi, i cili është një mbështetës i presidentit të SHBA-ve, ka një histori tashmë të ditur me postime antisemitike dhe komentet me natyrë kontradiktore, u bën thirrje të dyve që t’i japin fund grindjes.
“Vëllezër, ju lutem joooo”, shkroi ai në profilin e Musk në X, duke shtuar edhe një ikonë me dy njerëz që përqafohen. “Ju duam shumë të dyve”.
