Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogës, ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar të dyshuar për shitje të kokainës në zonat e Kamzës dhe Valiasit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, forcat e rendit sekuestruan qese plastike me kokainë të ndarë në doza, dy armë të ftohta, një peshore elektronike dhe një shumë parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

25-vjeçari, i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë, do të përballet me akuza për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 një rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë të ftohtë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vihet në pranga 25-vjepari(poseduesi i tyre). 25-vjeçari i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave  në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë në Kamëz dhe Valias, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Lalush Gecaj, 25 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: