Gazetari Erion Todhe, i ftuar në Sport News në News24, nisur nga eksperienca e ndeshjeve të forta, ka frikë që nga kjo qetësia e ditëve të sotme para sfidës ndaj Serbisë, duke e quajtur si qetësia para furtunës.
Sipas Todhes, entuziazmi ndihet sidomos te tifozët që vijnë nga Evropa, Ndërsa sa i përket futbollistëve, Todhe u shpreh se edhe ata kësaj here do të jenë të ngarkuar, ndryshe nga herët e tjera, pasi e dinë peshën specifike të kësaj sfide.
“Kam frikën se mos është ajo qetësia para furtunës. Mund të reflektohet kjo qetësi në mënyrë josportive. Dhe më pas në ndeshjen e kthimit të kishim një situatë akoma më keq. Por në përgjithësi ka entuziazëm, duket në biseda dhe në rrugët e Tiranës. Deri tani është një atmosferë pozitive.
Në udhëtimet e mia duke ndjekur kombëtaren, kishte shqiptarë kryesisht nga Evropa dhe entuziazmi i tyre është më i madh kur ndjekin ekipin, edhe kur vijnë këtu.
Futbollistët tanë motivohen nga këngët patriotike. Kjo ndeshje është thikë me dy presa, sepse edhe ngarkohen nga ana emocionale. Nuk i shpëtojnë dot ngarkesës, pavarësisht punës që bëhet edhe nga ana psikologjike” – u shpreh Erion Todhe.
(BalkanWeb)
