Një nga dilemat më të mëdha të Sylvinhos para ndeshjes ndaj Serbisë është sulmi. Trajneri Ledio Pano, në Sport News në News 24, tha se sulmues qëndre preferon Manajn, ndërsa sipas tij, problem kemi krahët.
“Me ato që na ka treguar në ndeshjet e fundit, padyshim se dua të luajë Manaj.Edhe Daku po të jetë, është pothuajse njësoj. Problemi është te krahët, si do luajmë aty që të furnizojmë qëndrën.
Broja nga krahu i djathtë, Hoxha nga krahu i majtë, janë dy lojtarë që marrin krahun. Duhet të shkojmë deri në fundore për të vendosur në vështirë mbrojtjen kundërshtare. Duhet të ulim ritmin dhe besimin te Serbia”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
