Policia e Bulqizës ka dhënë informacion pas gjetjes së një shtetasi në një automjet të dalë nga rruga si pasojë e aksidentit në rrethrrotullimin e Shupenzës, pranë urës së Çerenecit.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por sot pasdite, disa fëmijë që po laheshin në lumë, kanë pikasur personin brenda në makinë.

Policia thotë se nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi në polici për zhdukjen e tij  nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

“Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thotë policia.

Më herët, gazetari i News24, Enver Doçi, raportoi për BalkanWeb për gjetjen e të riut nga disa fëmijë,  i cili u dërgua nga banorët e zonës në spitalin e Bulqizës.

Bulqizë/informacion paraprak

Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb