Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil.

Nga informacionet paraprake mësohet se në konflikt janë përfshirë 2 shtetas turq dhe një banor i Ksamilit, ku shkaku i nisjes së sherrit ka qenë një vend parkimi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona drejt Komisariatit, ndërkohë që në spital po marrin mjekim të lënduarit.

Personat që u bënë pjesë e sherrit në Ksamil janë; Hasan Can Gurhan 26 vjeç lindur në Turqi, me banim në Kosovë. Aden Ugras 27 vjeç lindur në Turqi, banor në Kosovë.

Ndërsa banori nga Ksamili është Adriatik Mollanji.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb