Autoriteti i Mbikqyrjes Policore po kryen kontrolle në Kapshticë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se si pasojë e kontrolleve janë sekuestruar 6 kilogramë drogë e tipit heroinë.

Droga është kapur duke kaluar në kufi, ndërsa dyshohet për përfshirje të punonjësve të policisë,

Ka qenë çështje në gjykatë për persona në hetim lidhur me transportin e lëndëve narkotike. Dhe kanë marrë informacion që do të kalonin në Kapshticë, i kanë ndaluar atje, ku është gjetur droga. Ka 2-3 vite që ishte si çështje në hetim.­

Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare për të mësuar të tjera detaje nga operacioni.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb