Trajneri i njohur, Erjon Xhafa tha për News 24 para ndeshjes ndaj Serbisë, se trajneri Sylvinho, duhet t’i bëjë zgjedhjet sot, duke marrë parasysh lojën e kundërshtarit.

“Për atë që na jep Broja, nëse ekipi kundërshtar na vendos në presion, duhet të jetë ai që do na japë diferenca.

Në raste të caktuara, si Manaj apo Daku, kanë qenë të rëndësishëm. Janë pika referimi pasi mbrojnë topin me shpinë nga porta.

Sot i rëndësishëm është mesi i fushës. Një sulm është i pamundur, nëse nuk ka mbështetjen e mesit të fushës.

Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka si do interpretojmë lojën tonë. Të mos i lejojmë që t’i afrohen portës tonë”- tha Xhafa.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb