Gazetarja Trevisa Tufa, në një lidhje me News 24, tha se atmosfera është mjaft e mirë në kryeqytet, në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Tufa shprehet se rrugët e Tiranës janë të mbushur plot me tifozë, të cilët do përkrahin kombëtaren.
“Nuk ka nevojë të flasim, pasi shihet atmosfera në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Tifozët kanë filluar të mblidhen që në orët e para të mëngjesit.
Grupimet nuk do jenë prezente në “Arenën Kombëtare”, por atmosfera është elektrizuese. Pavarësisht se tifozët kuqezi nuk do jenë në stadium, do kenë vendin e tyre dhe do të përkrahin tifozët”- tha Tufa.
