Portieri Etrit Berisha nuk u grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e Kombëtares kundër Serbisë dhe Letonisë.  Pavarësisht kësaj, gardiani kuqezi nuk ka harruar të motivojë shokët e tij në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme.

Përmes një postimi në “InstaStory” ai ka postuar një foto të vetën teksa është me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”.

Rikujtojmë që sfida kundër Serbisë luhet sot në orën 20:45 ndërsa ajo kundër Letonisë më datë 10 qershor.

 

1545

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb