Shqipëri-Serbi është përballja kualifikuese e Botërorit, e planifikuar për këtë të shtunë në orën 20.45.

Teksa jemi 2 orë larg fillimit të ndeshjes, në “Arenën Kombëtare” kanë filluar të futen tifozët e parë.

Ashtu siç është parashikuar, ndaj tifozëve do të ketë kontroll të imtësishëm, ndërsa vlen të  theksohet se nuk lejohen sendet.

Madje, çdo person që ka një biletë, do kontrollohet dy herë dhe më pas do të lejohet që të hyjë brenda.

Kujtojmë që FSHF gjatë ditës ka bërë një njoftim sa i takon rregullave për futjen në stadium.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb