Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë, ku një 30-vjeçar është hedhur nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Bëhet me dije se po  punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftim i Policisë:

“Më datë 07.06.2025, në “Qytet Studenti”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, është vetëhedhur nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb