Berat Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Serbisë, duke plotësuar kështu numrin e kartonëve dhe në këto kushte, ai do të mungojë për sfidën e radhës.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit, për ndeshjen e të martës ndaj Letonisë në Riga.

Për sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, trajneri po mendon për alternativën më të mirë të mundshme.

Ismajli dhe Kumbulla janë në balotazh deri në fund për një vend titullari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb