Një 15-vjeçare është raportuar e larguar nga banesa nga babai i saj në Tiranë.

Ngjarja është bërë e ditur nga Policia e Tiranës, e cila njofton se ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e saj.

Sipas kallëzimit të bërë më 8 qershor 2025 nga shtetasi S. H., 47 vjeç, vajza e tij është larguar pa lënë gjurmë. Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kthimin e saj të sigurt në familje.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 08.06.2025, shtetasi S. H., 47 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: