Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë. Zjarri u vu shpejt në kontroll nga zjarrfikësit. Shkak është bërë soba me gaz.  E zonja e shtëpisë Ëngjëllushe Kokoshi ka pësuar djegie të lehtë në këmbë dhe po mjekohet në Spitalin e Beratit.

Një zjarr ka rënë sot në në banesë në Qafën e Kalasë. Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar grupet e shërbimeve zjarrfikëse dhe policia.

Zjarri është vënë shpejt në kontroll nga zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit që kishte rënë në kuzhinën e banesës. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, shkak për zjarrit është bërë rrjedhja e gazit në sobën me gaz.

Si pasojë e zjarrit është djegur kuzhina e banesës, ndërkohë që zonja e shtëpisë ku ra zjarri, Ëngjëllushe Kokoshi,ka pësuar djegie të lehtë në këmbë dhe po mjekohet në Spitalin Rajonal të Beratit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: