Një 57-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se rreth orës 17:45 në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje.
Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit.

Njoftim i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb