Trajneri i njohur, Shpëtim Duro e konsideroi pozitive ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë (0-0). I ftuar në Sport News në News 24, Duro tha se ky rezultat është i pranueshëm.
“Serbia është ekip cilësor, ka probleme gjithsesi. Kjo situatë u tregua edhe në lojë.
Ekipi jonë meritoi më shumë nga ajo çfarë u zhvilluam. E përgatitëm mirë ndeshjen, çdo gjë ka qenë perfekte.
Rezultati mund të konsiderohet pozitiv, na mbetet peng ajo penallti e Manaj. Nëse do realizonim, do arrinim fitoren” – tha Duro.
