Shqipëria luan këtë të martë transfertën e Letonisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola ndaj Serbisë dhe objektivi i vetëm janë 3 pikët.

Mbrojtësi Adrian Bajrami dhe mesfushori Medon Berisha u lanë jashtë për ndeshjen ndaj Serbisë, ndërsa në listën zyrtare shihet që tekniku kuqezi i ka rikthyer për këtë sfidë.

Sylvinho ka vendosur që të lërë jashtë portierin Mario Dajsinani dhe mesfushorin Adrion Pajaziti.

Shqipëria ka grumbulluar deri më tani 4 pikë dhe një sukses i mundshëm sot, është mjaft i rëndësishëm për rrugëtimin drejt Botërorit.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb