Në Bruksel u mbajt sot takimi i parë për vitin 2025 i kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Sic raportojnë mediat e Kosovës, ky takim është i pari dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen.
Takimi i sotëm është vazhdimësi e takimeve të zhvilluara javën e kaluar kur planifikohej që të mbahet një takim i përbashkët, por deri te i cili nuk erdhi për shkak të vonesave në fluturim të kryenegociatorit serb Petar Petkoviç.
Nuk ka detaje rreth pikave të diskutimit, por për zyrtarët evropianë konsiderohet sukses fakti se u realizua takimi i përbashkët.
(BalkanWeb)
