Trajneri i njohur, Mirel Josa, i cili ishte i ftuar në “Sport News” në “News24”, foli për sulmin e kombëtares tonë dhe për zgjedhjet e Sylvinhos.
Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Josa nuk heziton të kritikojë Sylvinhon. Ai shprehet se Broja duhet të luajë në qendër, sakaq ndaj Serbisë nuk e priste që Manaj të ishte titullar.
“Broja duhet të luajë në qendër të sulmit. Nuk e prisja që Manaj do fillonte, me atë gjendje që kishte” – tha Josa.
(J.S/BalkanWeb)
