Një 36-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e Policisë së Kavajës, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte sende personale nga një automjet i parkuar në fshatin Luz i Vogël. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit bëri të mundur arrestimin e menjëhershëm të të dyshuarit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi Gazmir Gexha është ndaluar teksa po largohej me një automjet që drejtonte pa leje drejtimi. Mjeti rezulton në pronësi të shtetasit S. B., 39 vjeç, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në këtë tentativë vjedhjeje dhe aktualisht është shpallur në kërkim.

Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj të dyshuarve po hetohet për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vidhte në një automjet, gjatë natës, vihet në pranga 36-vjeçari.

36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi. Shpallet në kërkim pronari i këtij automjeti, i dyshuar si bashkëpunëtor i 36-vjeçarit.

Sekuestrohet automjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetas, se kishin tentuar të vidhnin në automjetin e tij, në fshatin Luz i Vogël, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga hetimet dyshohet se mbrëmjen e djeshme, shtetasi G. G. ka tentuar të vjedhë sende personale nga automjeti i parkuar pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë e kanë kapur në flagrancë shtetasin G. G., duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin në pronësi të shtetasit S. B., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i 36-vjeçarit, për këtë vjedhje.

Në vijim  të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 39 vjeç. Punohet për kapjen e tij.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: