Një ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë në Butrint. Një shtetas i huaj i ndodhur me një grup turistësh për të vizituar Butrintin, nuk është ndjerë mirë.

Nisur nga ky shqetësim është njoftuar menjëherë ambulanca e Sarandës. Mësohet se gjatë rrugës për në spital, i huaji është përkeqësuar më tepër dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.

I huaji që humbi jetën në Butrint është Klaus Geyer 75 vjeç nga Gjermania Sipas bluzave të bardha, dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak, që ndoshta mund të ketë ardhur nga temperatura e lartë.

Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë mjeko – ligjore.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në vendin e quajtur “Kalaja e Butrintit”, gjatë një vizite turistike, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi gjerman G. Y., rreth 75 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: