Goditje e madhe e e Galatasarayt në merkato. Në këto orë të nxehta, klubi turk ka finalizuar blerjen e Leroy Sane nga Bayern Munich.

Sa i takon operacionit janë përcaktuar të gjitha detajet, me Sanén që pritet tashmë sonte në Stamboll ku do e presin jo pak por 50 mijë tifozë.

Lojtari do të fluturojë pikërisht në këto orë, me Galatasarayn që ka përcaktuar edhe detajet e fundit burokratike duke mposhtur konkurrencën shumë të fortë të Arsenalit dhe vetë Bayern Munich, me këta të fundit që zotërojnë kartonin e lojtarit.

Futbollisti, i cili vjen nga bavarezët, Sané do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me një pagë mbi 10 milionë euro neto në sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb