Marrëdhëniet midis Donald Trump dhe Elon Musk ka gjasa të ndreqen por jo tani.
Në një intervistë për Neë York Post, Trump mësohet të jetë shprehur se nuk e fajëson Muskun për prishjen e fundit në marrëdhënien e tyre, megjithëse ndjehet pak i zhgënjyer.
“Nuk mbaj mëri”, tha presidenti 78-vjeçar i SHBA-së. E vërteta është se u habita kur kjo ndodhi. Ai sulmoi një projektligj që është i shkëlqyer. Mendoj se ai në të vërtetë ndihet keq që e tha këtë. Isha i zhgënjyer prej tij, por, e dini, kështu janë gjërat. Nuk e fajësoj. Isha vetëm pak i zhgënjyer.
