Merr fund pritja. Kevin De Bruyne është zyrtarizuar te Napoli. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
De Bruyne, i cili u largua nga City si lojtar i lirë, ka firmosur një marrëvëshje të vlefshme për dy sezone, me mundësinë e zgjatjes edhe për një vit tjetër.
Presidenti i klubit, De Laurentiis shkroi në profilin e tij të X: “Mirë se erdhe Kevin”. Klubi napoletan postoi një foto të mesfushorit belg, duke ia uruar mirëseardhjen kështu: “Kevin është krenar që është një prej nesh”.
