Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore në Mbretërinë e Bashkuar (AAIB) u ka ofruar zyrtarisht ndihmën e saj autoriteteve të Indisë pas rrëzimit të fluturimit AI171 të Air India.

“AAIB po po dërgon një ekip hetimor shumëdisiplinor në Indi për të mbështetur hetimin e udhëhequr nga India”, thuhet në një deklaratë për CNN të Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kjo është në përputhje me Shtojcën 13 të ICAO-s (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) sepse në bordin e avionit ndodheshin qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar.”

Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky aksident tragjik”, shtoi agjencia.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb