Sulmet e Izraelit ndaj Iranit vranë të paktën 78 persona, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, tha i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten.

Më shumë se 320 persona u plagosën, shumica prej tyre civilë, tha Iravani.

Iravani fajësoi SHBA-në për ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe “mbështetjes politike” me Izraelin.

“Ata që e mbështesin këtë regjim me Shtetet e Bashkuara në ballë duhet ta kuptojnë se duke ndihmuar dhe mundësuar këtë krim, ata ndajnë përgjegjësinë e plotë për pasojat”, tha ai.

Iravani akuzoi gjithashtu SHBA-në për furnizimin e Izraelit me armë të përdorura në sulme.

“Nuk do ta harrojmë që njerëzit tanë humbën jetën si pasojë e sulmeve izraelite me armë amerikane”, tha Iravani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb