Dita e fundit e shkollës për gjimnazet e Durrësit është mbyllur me një orë Edukimi Mediatik. Fushata e nisur prej kohësh nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ditën e djeshme ka ndalur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku më shumë se 200 nxënës të gjimnazeve “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri” dhe “Leonik Tomeo”, kanë ndjekur një cikël videosh të përgatitura nga AMA, mbi fenomene të ndryshme negative dhe rreziqe që bota virutale fsheh, dhe është diskutuar mbi mënyrat e mbrojetjes ndaj këtyre rreziqeve.

Në aktivitetin e realizuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës, i konceptuar si bashkëbisedim me të rinjtë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar rreziqeve që vijnë nga ekspozimi i tepërt në internet, gjuha e urrejtjes dhe pasojat që vijnë nga prej saj, rëndësia e ruajtjes së të dhënave personale etj., si dhe zgjidhjet dhe këshillat që ekspertët japin për to.

Në këtë seancë të radhës Edukimi Mediatik, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila është bërë pjesë dhe ka drejtuar këtë bashkëbisedim me të rinjtë e gjimnazeve të Durrësit.

D7cc9b3e D45f 4963 9e8a 9ff70c8ce7e9
D7cc9b3e D45f 4963 9e8a 9ff70c8ce7e9

“Mos harroni, akti i parë, ai i të menduarit kritik, është thelbësor për të qenë të sigurtë në botën virtuale, ka thënë Krasniqi. “Ky edukimi mediatik që këmbëngulim ne të bëjmë është shumë më shumë se sa një gardh mbrojtës mes jush dhe rreziqeve të botës virtuale. Këto janë më shumë se vetëm një set rregullash që duhet ndjekur në mënyrë strikte. Kjo është një disiplinë dinamike dhe praktike, njësoj si lëndët që studioni në shkollë”.

Ba2f7008 66b1 46e6 8033 3ec1042f9258
Ba2f7008 66b1 46e6 8033 3ec1042f9258

Në videot e shfaqura, prodhim i Autoritetit të Mediave Audiovizive në bashkëpunim me rregullatoritn turk, RTUK, nxënësit kanë ndjekur konkretisht informacione mbi rreziqet e njohura të mjediseve kibernetike dhe masat për të pasur sigurinë në rrjet; mediat sociale; reklamat online; ndarja e informacioneve personale për veten dhe familjen; rreziqet nga virueset dhe vjedhjet e informacionit etj. Është diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, masat paraprake të mbrojtjes apo edhe llojet e të dhënave personale që nuk duhet të ndahen me të tjerët. Një temë e veçantë dhe e rëndësishme ka qenë gjuha e urrejtjes online në të gjitha format e shfaqjes së saj.

Ce719c90 Ec31 4e59 B568 706594d0a4ac
Ce719c90 Ec31 4e59 B568 706594d0a4ac

“Denoncojeni në çdo moment gjuhën e urrejtjes”, u ka bërë thirrje Krasniqi të rinjve. “Denonconi çdo rast bullizmi, çdo sulm seksizmi e fenomenve të tjera që përmban gjuha e urrejtjes”.

C0e1b6b8 5240 4311 Adae 172f8e7e558e
C0e1b6b8 5240 4311 Adae 172f8e7e558e

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Vendore Durrës dhe Qendrën Kulturore të Femijëve të këtij qyteti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb