Dëshira për rinovimin me Arshonzh Bintsukën mbetet te Partizani. Edhe pse kontrata ka përfunduar, shpresat kanë mbetur për të vazhduar bashkëpunimin. Sulmuesi 22-vjeçar është sulmuesi më efikas i Partizanit në dy sezonet e fundit.

Për Bintsukën ka pasur interes më parë nga Polonia. Partizani u ka rezistuar ofertave më parë, ndërsa po insiston për ta mbajtur në gjirin e tij. Bintsuka ia doli që përmes klubit kryeqytetas, të fitojë ftesën e kombëtares së Kongos.

Sulmuesi luan në qendrën e sulmit dhe golat me kokë janë shfaqur si pika e tij e fortë. I favorizuar këtu edhe nga shtatlartësia. Bintsuka ka luajtur 79 ndeshje në total me Partizanin. Gjatë kësaj kohe ka gjetur rrugën e rrjetës 17 herë, si dhe ka asistuar gjashtë gola. Bintsuka ka lënë gjurmën e tij edhe në Europë, ku shënonte në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Sulmuesi nga Kongo i shënonte Astanës në “Elbasan Arena” para dy viteve, teksa Partizani flirtonte me kualifikimin e madh në grupe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb