Mediat shtetërore iraniane raportojnë se këshilltari më i lartë i liderit suprem iranian, Ali Shamkhani, është vrarë në një sulm izraelit në një “qendër ushtarake të ndjeshme” në perëndim të Iranit të premten.
Ministria nuk konfirmoi në mënyrë të qartë nëse Shamkhani është ende gjallë. Ai është personi më i fundit nga radhët e këshilltarëve të lartë ushtarakë, komandantëve dhe stafit të tjerë që janë vrarë në sulmet izraelite ndaj objektivave iraniane që nga mëngjesi i së premtes.
Ali Shamkhani ka shërbyer si një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të Iranit për dekada, duke qenë ministër i mbrojtjes nga viti 1997 deri në 2005 dhe sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit nga viti 2013 deri në 2023.
Të tjera viktima të konfirmuara nga Izraeli që nga fillimi i Operacionit “Luanët në Rritje” përfshijnë Mohammad Bagheri, kreun e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, dhe Hossein Salami, komandantin e Përgjithshëm të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Gjithashtu u vranë Gholam-Ali Rashid, komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbia, dhe Amir Ali Hajizadeh, kreu i degës së Mbrojtjes Ajrore të IRGC-së. Ali Shamkhani, ish-admiral në IRGC, ka qenë një figurë kyçe në hierarkinë e sigurisë së Iranit për shumë vite./The Jeruzalem Post/
