Ministria e shëndetësisë e Iranit tha se 224 persona janë vrarë që kur filloi sulmi i Izraelit të premten.
Zëdhënësi Hossein Kermanpour tha në mediat sociale se 1,277 persona të tjerë u shtruan në spital dhe pohoi se mbi 90% e viktimave ishin civilë.
Rajoni është përgatitur për një konflikt të zgjatur pasi bombardimet e papritura të Izraelit ndaj lokacioneve bërthamore dhe ushtarake iraniane vranë disa gjeneralë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë. Asnjëra palë nuk ka treguar shenja tërheqjeje.
Izraeli ka thënë se 14 persona janë vrarë atje që nga e premtja dhe 390 të tjerë janë plagosur.
